Me 15 Janar 2011 në Ludwigsburg/ Neckarweihingen 
Gemenderhalle Carl Diem Str. 26
71642 Ludwigsburg

Akademia përkujtimore mbahet prej orës 18:00 - 20:00 h 
Koncerti Humanitar fillon nga ora 20: 00 - 01: 00 h 

Shoqata kulturore shqiptare " Bardhosh Gërvalla " në qytetin Ludwigsburg, sikurse janarëve tjera, edhe kësaj radhe ishte nikoqire e manifestimeve kombëtare. Së bashku me anëtarësinë e klubit futbollistik "Drita", Unionin artistik dhe një numër të shoqatave kulturore shqiptare në Baden-Württemberg, me datën 15 janar, organizuan së pari Akademinë përkujtimore, kushtuar vëllezërve: Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, më pastaj edhe një koncert humanitarë, në përkrahje të banorëve të Shkodrës të cilët edhe këtë vit po përballen me vërshimet dhe katastrofën natyrore.

Rreth orës 13:00 te, këshilli organizativ së bashku me bashkëveprimtarët e dëshmorëve dhe përfaqësues të disa shoqatave kulturore vendosen lule të freskëta dhe bënë homazhe në vend ngjarjen, në Untergruppenbach afër qytetit Heilbronn, kur në pabesi u vranë dëshmorët.

Në mbrëmje, nderuan figurën e martirëve, përfaqësuesi i Konsullatës së Kosovës, shumë bashkatdhetarë, bashkëveprimtarët e çështjes kombëtare, këngëtarët dhe artistët, të bashkuar rreth flamujve, me intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror.

Bashkatdhetarë të nderuar, përfaqësues të shoqatave kulturore, vëllezër dhe motra në emër të Konsullatës së Kosovës për republikat: Baden-Württemberg dhe Bavari, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në këtë Akademi përkujtimore për vëllezërit, Jusuf, Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka, Konsulli i Republikës së Kosovës me seli në Stuttgart, z. Faket Kajtazi.

Z. Afrim Sylejmani, përshëndeti të pranishmit, dhe ftoi bashkëveprimtarët të evokojnë kujtime për ata që me punën vizionare dhe gjakun e tyre shkruan historinë tonë.

Evokuan kujtime për veprimtarinë e tyre me martirët e kombit, zotrinjët: Faridin Tafallari, Ibrahim Ukëhagja dhe Xhafer Leci.

"I përgëzoi të pranishmit dhe organizatorët e Shoqatës “Bardhosh Gërvalla”, për punën shumë të mirë. "Ndjehem mirë që edhe sonte jam bashkë me disa shokë të viteve të 1980-ta, duke dalluar Nami Ramadanin nga Tetova si shumë të merituar në organizimet dhe pjesëmarrjen në demonstrata si dhe për ceremonitë mortore të dëshmorëve të kombit.

Kujtoi se populli ynë së bashku me mërgimtarët e saj njohin dhe ndjejnë në shpirtin e tyre heronjtë. Disa prej tyre, si: heroin e gjallë, Rasim Zeneli i plagosur në vitin 1981, që edhe sot lëvizë me kërrigë invalidi, dëshmorët e vrarë nga dora e ligë e UDB-ës, si Vehbi Ibrahimi 1981, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka 1982, si dhe  Enver Hadri 1990-të, ishin dhe mbetën pjesë dhe gjurmë e pashlyeshme e zemrës shqiptare. Duke i përkujtuar heronjtë martir të kombit, kujtojmë edhe veprimtarët tjerë, heronjtë e gjallë, që nuk kursyen jetën e tyre për të ardhmen e Kosovës",- përfundoj z. Leci.

Në sallën e kulturës, mbrëmja vazhdoi me koncertin humanitarë. Të pranishmit përcjellën  përmes projektorit, filmin dokumentar për bukuritë e natyrës shkodrane para dhe pas vërshimeve të fundit.

Moderatorët: Afërdita Shkreli dhe Can Tahiri, mes tjerash theksuan: në disa pjesë të Shkodrës vërshimet kanë paralizuar jetën e vëllezërve dhe motrave tona. Barkat lundruese janë të vetmet mjete lëvizëse. Të mirat materiale të nevojshme për një jetë normale, mungojnë. Sipas njoftimeve më të fundit, është përmbytur një sipërfaqe toke, afërsisht 10 mijë hektarë, më shumë se 2000 shtëpi, ndërsa janë evokuar rreth 5 mijë banorë.

Edhe nikoqirët, përfaqësuesit e shoqatës kulturore "Bardhosh Gërvalla" dhe ata të klubit futbollistik "Drita", përgëzuan të gjithë pjesëmarrësit, të cilët me prezencën e tyre, këtu nga mërgimi, do të provojnë të lehtësojnë sado pak vështirësitë e banorëve të Shkodrës.

Zotërinjët: Regjep Dakaj, Marash Gojani dhe Sheremet Pantina u emëruan dhe udhëhoqën me sukses komisionin për grumbullimin e mjeteve financiare, dedikuar zonës së përmbytur.

Moderatorët e lartshënuar, disa herë lexuan listën me emrat dhe shumën e mjeteve të grumbulluara nga biletat hyrëse, kuzhina dhe donatorët tjerë.

Akademinë përkujtimore dhe koncertin humanitar, me një program të pasur artistik e ndihmuan: Rrustem Selca, Antigona Bajrami, Arta Osmani, Xhevat Mehmeti, Lulzim Toverlani, Mehdi Gjocaj, Bujar Osaj, Kreshnik Ibrahimi, Lasgushi, Moleri, grupi i valltareve "Iliria" nga Heidelberg-u, me z.Ylberije Radi në krye.

Në emër të këshillit organizativ, z. Afrim Sylejmani, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për prezencën dhe përkrahjen në organizimin e kësaj mbrëmje, posaçërisht z. Mustafë Brahimaj, Shoqatat “Dardania” nga Ravensburg-u, në krye me z. Bajram Osmani dhe Shoqatën “Kastrioti” nga Leutkirch-i, ne krye me Ismajl Gashin, që grumbulluan për këtë qëllim rreth 2800 € ,"Janë grumbulluar këtu mjete financiare për banorët e Shkodrës, që i afrohen shumës prej rreth 4.000 euro. Këto dhe mjetet që do të grumbullohen, do t'i dërgoi këshilli i lartpërmendur së shpejti nevojtarëve në Shkodër, vazhdoi ai.

Ndihma Humanitare nga LINDAU-BODENSEE

Ndihma humanitare per verrshimet ne Shkoder e rrethin 

te mbledhura nga Bashkatedhetaret e Lindaut & Wangenit

nga Mustaf Brahimaj ~ Besim Prekazi  ne Lindau(Bodensee)