Në vazhden e manifestimeve ne diasporen Shqiptare më rastin e 100 vjetorit te Shtetit Shqiptar Flamurit si dhe Festat e Nëntorit, një nder më të vequarat ishte në Ravensburg të Gjermanis. Një arësye më teper perë të festuar ishte edhe lirimi i Komandantit Gjeneralit të UCKsë Ramush Haradinaj më bashkëluftetaret Idriz balaj dhe Lahi Ibrahimaj nga tribunali i Hages.
Ky organizim një nderë të rrallet mirë dhe të suksesëshëm të organizuar ishte punë dhe kontribut nga keshilli organizativë i perbër nga ORGANIZATORI: MUSTAF BRAHIMAJ ENVER RAFUNA BAJRAM OSMANI DHE GZIM BALA. Perë ketë eviment të kesaj mbrëmje u perkujdes moderatori CAN TAHIRI. Duke uruar festat dhe mireseardhje të gjith të pranishmeve dhe shpall të hapur manifestimin e mbrëmjes si zakonisht më ritmin e HYMNIT KOMBETAR fton në kembë të pranishmit.

 

Në sallën e stolisur me flamuj kombëtar, portretet e Ismajl Qemajl Beut, Isa Boletinit, Skënderbeut dhe Adem Jasharit, si dhe foto të ish Kryeministrit z. Ramush Haradinaj, me 01. 12. 2012 në praninë e mbi 800 bashkatdhetarëve tanë deri në orët e mëngjesit u festua 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë në një atmosferë vërtetë kombëtare.
Kësaj kremte të madhe kombëtare, madhështinë ia shtojë numri i madh i mërgimtarëve qe nuk kishin te ndalur dhe ishin duke ardhur, për të marrë pjesë nga qytete të shumta anemban të Gjermanisë , por edhe nga Italia, Zvicra dhe Franca. Pastaj, prezantimi Sh.K. A “Rinia” nga Singeni me këngë dhe valle shumë të bukura, si dhe pjesëmarrja e këngëtarëve të njohur Sefë Duraj,Xhylnaze Hoxha,Gold AG & Nora Muçaj, Mentor Mushkolaj, Qamil Hundozi, Naim Imeraj që me repertorin e tyre të pasur dhe patriotik me këngë për pavarësinë e Shqipërisë, e bënë këtë manifestim të paharrueshëm për mërgimtarët tanë.Dhe duke shijuar programin e kesaj mbrëmje me kengë dhe valle,me sofren perplot kengetarë dhe kengetare ku ju bashkangjiten te gjith te pranishmit dhe me mesazhin. Te bashkuar te festojm ne nje te ardhme sa me pare BASHKIMIN KOMBETAR. Ne emer te kshillit organizativ falenderojm: te gjith bashkatedhetaret dhe perkrahjen e te gjithe atyre qe perkrahen pere te realizuar me sukses te pashoq kete 100 vjetor.
Ne veqanti: Zotin Nuhi Bytycin Udheheqes i Programit Satelitor te RTK-se pere mbeshtetjen me ekipen Profesionale.
Zotin Zeke Sinanaj Gazetare dhe pjesemarres ne te gjitha evimentet dhe manifestimet e diaspores Shqiptare.
Zotin Can Tahiri Moderator Gazetar dhe veterani i diaspores
Xhiruesin filmik dhe Televiziv Sali Veselaj.
Ravensburg 01.12.2012
Me respekt Organizatori Mustaf Brahimaj